NBA - Indiana Pacers ndanë rrugën me trajnerin Frank Vogel

Klubi deklaroi se trajneri i ri i Indiana Pacers është Nate McMillan.

NBA - Indiana Pacers ndanë rrugën me trajnerin Frank Vogel

Nate McMillan është trajneri i ri i Indiana Pacers, bëri të ditur klubi i NBA-së, i eliminuar në turin e parë të play-off.

Pacers vendosën javën e kaluar që të mos rinovojnë kontratën me trajnerin Frank Vogel, i cili ka patur McMillan ndihmës në tre sezonet e fundit.

Në detyrë që nga 2011, Vogel, 42 vjeç, është kontestuar shpesh herë javët e fundit nga lojtarët, sipas burimeve të ndryshme.

Nën drejtimin e tij, Pacers kanë diskutuar finalet e konferencës në 2013 e 2014. I privuar nga Paul George gjatë gjithë sezonit të fundit, ekipi nuk mori pjesë në play-off, por bëri një paraqitje më të mirë në sezonin 2015-16 kur zuri vendin e 7-të në konferencë, por u eliminua nga Toronto Raptors (4-3).



Lajme të ngjashme