Chelsea dhe Tottenham gjobiten me 762 mijë euro

Chelsea dhe Tottenhami janë gjobitur respektivisht me 476.000 euro dhe 286.000 euro pas incidenteve të ndodhura mes të dy klubeve.

Chelsea dhe Tottenham gjobiten me 762 mijë euro

Chelsea dhe Tottenhami janë gjobitur respektivisht me 476.000 euro dhe 286.000 euro pas incidenteve të ndodhura mes të dy klubeve londineze më 2 maj, bëri të ditur të hënën Federata Angleze.

Gjatë derbit ka patur përplasje mes lojtarëve dhe drejtuesve të ekipeve, deri në dhunë fizike, ndërkohë që Chelsea duhej të barazonte rezultatin kur ishte në humbje 2-0 (2-2) ndaj Tottenham në Stamford Bridge, një rezultat që shpalli kampion Leichester.

Të dy klubet janë ndëshkuar pasi “nuk kanë patur nën kontroll lojtarët dhe anëtarët e stafeve drejtuese”, saktësoi Federata.

Derbi londinez përfundoi me një bilanc të habitshëm: 12 lojtarë të ndëshkuar me kartona të verdhë, 9 për  Tottenham, një rekord në Premier League dhe 3 për Chelsea.



Lajme të ngjashme