Trabzonspor ndëshkohet me 4 ndeshje me dyer të mbyllura

Ndëshkimi erdhi pas agresionit ndaj një gjyqtari anësor nga një tifoz.

483709
Trabzonspor ndëshkohet me 4 ndeshje me dyer të mbyllura

Klubi turk i Trabzonspor është ndëshkuar me katër ndeshje me dyer të mbyllura pas agresionit ndaj një gjyqtari anësor nga një tifoz, beri të ditur të martën Federata Turke e Futbollit (PFDK).

Me 24 prill, ndeshja e kampionatit turk mes Trabzonspor dhe Fenerbahçe është ndërprerë në minutën e 88-të pas një agresioni brutal ndaj një gjyqtari anësor nga një tifoz vendas.

Fitorja e ndeshjes i është dhënë në tavoline 4-0 ekipit të Fenerbahçe, që është në rrugën për titullin e kampionit të Turqisë, vetëm tre pikë larg kryesuesve të Beshiktash.

Trabzonspor do të luajë katër ndeshjet e ardhshme në fushën e vet pa tifozë, ndërkohë që është gjobitur edhe me 280.000 euro, bëri të ditur komisioni i disiplinës i federatës.



Lajme të ngjashme