Pishtari Olimpik në zyrën e OKB-së në Gjenevë

Pishtari olimpik i ndezur në qytetin Olimpia të Greqisë u soll në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë.

Pishtari Olimpik në zyrën e OKB-së në Gjenevë

Pishtari olimpik i ndezur në qytetin Olimpia të Greqisë, për lojërat olimpike Rio 2016, të cilët më 5-21 gusht do të mbahen në Brazil, u soll në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë.

Pishtarin Olimpik e ka mbajtur nxënësi brazilian, 13 vjeçari Runa Gabrielle Pitta Portugal. Pishtari i cili është sjellë në OKB në kuadër të Ditës së Sportit për Zhvillimin Ndërkombëtar dhe Paqe, së pari do të zhvendoset në Muzeun Olimpik në Lozanë, ndërsa pastaj do të dërgohet në Brazil.

Bëhet e ditur se skuadra e refugjatëve do të konkurrojë në Lojërat Olimpike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, në fjalimin e tij në ceremoni, tha se pishtari olimpik është një simbol i solidaritetit midis popujve të botës.


Fjalët Kyçe: pishtari olimpik , Rio 2016 , OKB , Gjenevë

Lajme të ngjashme