Majlinda Kelmendi bën që himni i Kosovës të buçasë në Rusi

Në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë, në finalen e femrave, në kategorinë deri në 52 kg, sportistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi u kurorëzua mbretëreshë e Evropës në xhudo.

Majlinda Kelmendi bën që himni i Kosovës të buçasë në Rusi

Gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së medaljeve në Rusi, ajo ngriti flamurin shtetëror të Kosovës dhe detyroi të gjithë të pranishmit që ta nderojnë himnin e Republikës së Kosovës.

Pavarësisht se ajo ka çmime edhe më prestigjioze si dy tituj rresht të kampiones së botës, jo vetëm për Majlindën, por gjithë shqiptarët, triumfi në Rusi kishte domethënie shumë të madhe. Ajo e cilësoi kurorëzimin kampione si “më shumë se fitore sportive".



Lajme të ngjashme