Liverpool klubi i parë anglez që fitoi ndeshjet në 50 stadiume

Futbollistët e Liverpoolit me triumfin e djeshëm ndaj Bournemouth-it vendosën rekord të ri në Premier Ligë.

473556
Liverpool klubi i parë anglez që fitoi ndeshjet në 50 stadiume

Pas ndryshimit të paharruar që bënë në ndeshjen kundër ekipit gjerman Borussia Dortmund dhe kualifikimit në gjysmë finale në Ligën e Evropës, futbollistët e Liverpoolit me triumfin e djeshëm ndaj Bournemouth-it vendosën rekord të ri në Premier Ligë.

"Redsat" në stadiumin "Dean Court" me rezultatin 2:1 "mposhtën" stadiumin e 50-të në Premier Ligë, që nuk arriti ta bëjë asnjë ekip tjetër.

Klubi nga "Anfield" më shumë fitore (nëntë) ka shënuar në stadiumin e Evertonit, "Goodison Park", stadiumin e Sunderlandit "Stadium of Light", dhe në stadiumin e West Ham-it "Upton Park".

Në listën e përjetshme të fitoreve si mysafir në Premier Ligë i dyti është Arsenali, i cili ka fitore në 47 stadiume, i ndjekur nga Manchester United me 46, Aston Villa dhe Chelsea me 46, Tottenhami me 44 fitore.



Lajme të ngjashme