Lewandowski zgjat kontratën me Bayern Munich deri në 2021

Sipas revistës gjermane Sport Bild sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka zgjatur kontratën me klubin bavarez deri në vitin 2021.

Lewandowski zgjat kontratën me Bayern Munich deri në 2021

Sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka zgjatur kontratën me klubin bavarez deri ne vitin 2021, sipas revistës gjermane Sport Bild.

Pas zgjatjes se kontratës, Lewandowski bëhet lojtari i pestë në klub bashkë me Thomas Müller, Jerome Boateng, Javi Martinez e David Alaba, qe do te angazhohen deri ne 2021, sipas revistës së specializuar. Kontrata aktuale e tij ishte deri në vitin 2019.

Lewandowski, 27 vjec, ka shënuar për Bayern 25 gola (shënuesi me i mire pas 27 javëve) ne Bundesliga dhe 36 gola ne te gjitha kompeticionet.

Pas katër sezonesh tek Borussia Dortmund, Lewandowski, ne fund te kontratës, u bashkua me Bayern në 2014.



Lajme të ngjashme