Brazil - Neymar dëshiron të luajë në Lojërat Olimpike

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar, është shprehur se do të ishte nder nëse do të përfaqësonte Brazilin në Lojërat Olimpike, që do të zhvillohen këtë vit në Rio-de-Zhanejro.

Brazil - Neymar dëshiron të luajë në Lojërat Olimpike

"Për mua të luaj edhe një herë tjetër në Lojërat Olimpike është një ëndërr, nder i madh për të përfaqësuar Brazilin, veçanërisht pasi luhen në vendlindje", deklaroi Neymar për mediat.

"Dua shumë që të jem me Brazilin, jo për medaljen e artë që më mungon, por pse dua të bëj diçka për vendin tim", theksoi ai.

Trajneri i kombëtares braziliane të futbollit, Carlos Dunga, nuk e ka publikuar ende listën e lojtarëve të ftuar, por Neymar mund të jetë njëri prej tyre.



Lajme të ngjashme