NBA - Golden State arrin fitoren e 46-të radhazi në fushën e vet

Golden State Warriors kanë mundur Utah me rezultatin 115 – 94 të mërkurën në mbrëmje duke realizuar fitoren e 46-të radhazi në fushën e tyre, një rekord i ri në historinë e kampionatit amerikan të basketbollit, NBA.

NBA - Golden State arrin fitoren e 46-të radhazi në fushën e vet

Stephen Curry ishte i kënaqur me 12 pikët e shënuara në 32 minuta lojë duke ia lënë rolin kryesor Klay Thompson (23 pikë).

Warriors, që do të luajnë katër ndeshjet e radhës në fushën e tyre, kanë një bilanc prej 57 fitoresh në gjithsej 63 ndeshje.

Rezultatet e ndeshjeve janë:

Oklahoma City – LA Clippers 120 – 108

Golden State – Utah 115 – 94

Dallas – Detroit 96 – 102

Charlotte – La Nouvelle-Orleans 122 – 113

Philadelphie – Houston 104 – 118

Sacramento – Cleveland 111 – 120

Phoenix – New York 97 – 128

Milwaukee – Miami 114 – 108

Boston – Memphis 116 – 96



Lajme të ngjashme