Trabzonspor nxjerr në shitje bluzën e Salih Dursunit

Klubi i Trabzonsporit ka nxjerrë në shitje bluzën e Salih Dursunit, sipër të cilës pasqyrohet momentin, ku lojtari më i njohur nga tifozët këto ditë i tregon kartonin e kuq gjyqtarit.

Trabzonspor nxjerr në shitje bluzën e Salih Dursunit

Në javën e 22-të të superligës turke, Trabzonspori ndeshjen jashtë e humbi 2-1 përballë Galatasaray-it, ndeshje ku 4 lojtarë të Trabzonsporit, Özer Hurmacı, Aykut Demir, Cavanda dhe Salih Dursun u dënuan me karton të kuq.

Salih Dursun për të protestuar vendimet e gjyqtarit Deniz Ateş Bitneli e mori kartën e kuqe që ra në tokë dhe ia tregoi gjyqtarit në fytyrë, duke bërë një veprim që u rrënjos në memorien e tifozëve.

Klubi i Trabzonsporit ka nxjerrë në shitje fanellën që pasqyron momentin, ku Salih Dursun i tregon gjyqtarit kartën e kuqe. Të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e bluzave do të përdoren si burs për trajnimin e gjyqtarëve të rinj jashtë shtetit.


Fjalët Kyçe: Trabzonspor , Salih Dursun

Lajme të ngjashme