Liga e Kampioneve - Real Madridi dhe Wolfsburgu me një këmbë në çerekfinale

Spanjollët e Real Madridit dhe gjermanët e Wolfsburgut kanë hedhur një hap të madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve duke fituar ndeshjet e para në fushë kundërshtare.

434881
Liga e Kampioneve - Real Madridi dhe Wolfsburgu me një këmbë në çerekfinale

Madrilenët e drejtuar nga Zidane, ndeshja e parë e francezit si trajner në këtë kompeticion, mposhtën 0-2 Romën në Stadiumin “Olimpico" të kryeqytetit italian.

Golat për Real Madridin u shënuan nga Jese Rodrigues dhe Cristiano Ronaldo. Për portugezin ky është goli i 89-të në Ligën e Kampioneve.

Në sfidën tjetër, Wolfsburgu fitoi 3-2 ndaj Gentit në fushën e këtij të fundit, falë dygolëshit të Julian Draxler dhe golit të Maks Kruse.

Sfidat e kthimit të këtyre dy çifteve do të luhen më 8 mars.



Lajme të ngjashme