Tenis - Kei Nishikori kalon në çerekfinalet e turneut në Memfis të SHBA-ve

Japonezi Kei Nishikori është kualifikuar lehtësisht për në çerekfinalet e turneut të tenisit të ATP-së në Memfis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin ai e ka fituar në 3 edicionet e fundit.

Tenis - Kei Nishikori kalon në çerekfinalet e turneut në Memfis të SHBA-ve

N.7 botëror ka dominuar ndaj amerikanit Ryan Harrison 6-2, 7-5 në 1 orë e 21 minuta lojë.

Ai ka realizuar kështu fitoren e 14-të radhazi në Memfis, ku dhe ai stërvitet në SHBA.

Në turin tjetër, finalisti i pafat në "US Open" të 2014-s do të ndeshet me kazakun Mikhail Kukushkin, i cili fitoi me dy sete (6-1, 7-5) ndaj amerikanit Denis Kudla.



Lajme të ngjashme