Agjentina nuk do e marrë Messin për Lojërat Olimpike 2016

Argjentina nuk do të marrë Messin për Lojërat Olimpike, ka deklaruar trajneri argjentinas Gerardo Martino.

Agjentina nuk do e marrë Messin për Lojërat Olimpike 2016

Argjentina nuk do të marrë Messin për Lojërat Olimpike, ka deklaruar trajneri argjentinas Gerardo Martino.

Ai ka bërë të ditur se nuk do ta grumbullojë lojtarin e tij kryesor Lionel Messi për Lojërat Olimpike në Rio në gushtin e 2016.

Lojtari i FC Barcelonës “nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, pasi kemi angazhime të shumta me ekipin përfaqësues”, deklaroi Martino duke iu referuar Kupës së Amerikës, që do të organizohet në qershor në SHBA si dhe ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2018.

Messi, 28 vjeç, ka fituar titullin olimpik me përfaqësuesen në 2008 në Pekin, pasi mundën në finale Nigerinë.

Martino bëri të ditur se do të marrë katër lojtarë mbi 23 vjeç (nga 3 që aktivizohen) sipas rregullores dhe ata janë (Paulo) Dybala, (Luciano) Vietto (Mauro) Icardi (Jonathan) Calleri.



Lajme të ngjashme