"Sports Illustrated": Williams, personaliteti sportiv i 2015-s

Mbretëresha e tenisit të femrave, Serena Williams, është zgjedhur personaliteti sportiv i vitit 2015 nga revista "Sports Illustrated".

"Sports Illustrated": Williams, personaliteti sportiv i 2015-s

“Serena nuk është vetëm sportistja më e mirë e gjeneratës, por edhe në histori, sidomos pas rezultateve të arritura gjatë vitit 2015, ku ka qenë dominuese në çdo aktivitet (…) Ajo e meriton këtë vleresim për atë çfarë ka bërë”, theksoi Paul Fichtenbaum, kryeredaktor i grupit "Sports Illustrated".

Williams, 34 vjeç, ka fituar në 2015-n tri nga katër turne "Grand Slam".

Ajo numëron 21 tituj të rëndësishëm në trofetë e saja, duke qenë fare pranë gjermanes Steffi Graf.

Williams zëvendëson në këtë trofe tepër të rendesishëm bejzbollistin Madison Kyle Bumgarner (2014). Ajo është e para teniste në aktivitet, që merr këtë trofe që nga koha e Chris Evert në vitin 1976.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme