Manchester United heq dorë nga Guardiola

Klubi anglez i futbollit, Manchester United ka ndërmend të tërhiqet nga gara për Pep Guardiolan.

359400
Manchester United heq dorë nga Guardiola

Klubi anglez i futbollit, Manchester United ka ndërmend të tërhiqet nga gara për Pep Guardiolan, kontrata e të cilit me Bayernin skadon në fund të sezonit.

Prandaj Old Traffordi , do ti lirojë rrugë rivalit të qytetit City, që synon të sjellë ish-trajnerin e Barcelonës, në vend të Manuel Pellegrinit.

Nga United theksojnë se kanë informacion se Guardiola nuk do të rinovojë kontratën me klubin bavarez, por ata nuk janë të interesuar për shkak të mbështetjes për trajnerin aktual Louis van Gaal. Menaxhimi i kampionit anglez konsideron se vendi i ri i ekspertit katalanas do të jetë City.

United normalisht se do të planifikonte që Guardiolan ta kishte në mesin e tij, por ai do të jetë në dispozicion verën e ardhshme, kur trajnerit holandez i mbetet edhe një vit nga kontrata me United.

Nëse diçka nuk ndryshon në mënyrë drastike, United do të mbajë holandezin në stol.

Edhe pse Pellegrini ka vazhduar kontratën deri në fund të sezonit 2016/2017, pozita e tij nuk është e fortë, sidomos pas disfatës kundër Stoke 0:2, që është disfata e tretë në pesë raunde.

Drejtori Ekzekutiv i City-t, Ferran Soriano dhe drejtori sportiv Txiki Begiristain mendojnë një kohë të gjatë për Guardiolan. Ata kanë punuar me Guardiolan në Barcelonë dhe besojnë se është zgjidhje e përkryer për një klub që pret më shumë nga çfarë mund Pellegrini të ofrojë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme