Itali – Trajneri i vitit, De Biasi zë vendin e dytë

Tekniku Gianni De Biasi nuk e ka fituar anketën e "Gazzetta dello Sport" për trajnerin e vitit. Ai është renditur i dyti së bashku me Antonio Conten dhe Romeo Sacchettin, me 15 për qind të votave.

Itali – Trajneri i vitit, De Biasi zë vendin e dytë

I pari në këtë sondazh doli Mauricio Sarri, i cili aktualisht drejton Napolin.

Megjithatë, trajneri i kombëtares shqiptare ka falënderuar të gjithë lexuesit e "Gazzetta dello Sport" që e mbështetën në këtë garë.

"I falënderoj të gjithë ata që me mbështetën dhe ndihmuan në këtë garë. Sa keq që nuk arritëm suksesin për pak! Mbetet kënaqësia që u bëra pjesë e kësaj liste prestigjioze. Ajo që arritëm së bashku me lojtarët dhe stafin ishte diçka e jashtëzakonshme! Ju falënderoj nga zemra të gjithëve!", shkruan De Biasi në një mesazh në profilin e tij në Facebook.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme