Danimarkë – Laudrup refuzon të bëhet trajner i kombëtares

Ish-mesfushori me tipare sulmuese i përfaqësueses daneze, Michael Laudrup, ka refuzuar postin e seleksionerit, bëri të ditur një drejtues i Federatës Daneze të Futbollit (DBU).

Danimarkë – Laudrup refuzon të bëhet trajner i kombëtares

“Michael i ka dhënë fund diskutimeve, duke u shprehur se nuk mendon se posti i seleksionerit vlen për të aktualisht. Ai ka arsyet e veta personale”, deklaroi për agjencinë e shtypit "Ritzau" drejtori administrativ i DBU-së, Claus Bretton-Meyer.

Laudrup, 51 vjeç, legjendë e ekipit përfaqësues më të cilin ka shënuar 37 gola në 104 seleksione, është i paangazhuar me ndonjë klub, pas largimit në qershor nga posti i trajnerit të Lekhwiya në Katar, ku qëndroi vetëm një sezon. Ai ishte mes emrave të përmendur më shumë nga shtypi për zëvendësimin e Morten Olsen, i cili dha dorëheqjen pas 15 vjetësh në timonin e kombëtare daneze të futbollit.

Danimarka dështoi në fazat paraeliminatore për Botërorin 2014 dhe Euro 2016.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme