Turqia Kampione e Evropës në Tekvando

Në Kampionatin e 6-të Evropian të Shpresave në Tekvando, Turqia fitoi medaljen e artë.

Turqia Kampione e Evropës në Tekvando

Në ditën e dytë të Kampionatit, Dürdane Altunel në 57 kg për femra, fitoi medaljen e arit.

Në ditën e dytë të organizimit sportiv që zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, në tapet dolën 4 sportiste turke.

Dürdane Altunel, pasi mundi suedezen Nikita Glasnovic, doli në çerekfinale përballë grekes Anastasia Irida Galazoula dhe pasi fitoi ndaj saj doli në gjysëmfinale me norvegjezen Marie Magnus.

Kurse në finale, Dürdane Altunel, mundi kundërshtaren franceze Celin Laurguyan me rezultatin 9-1, duke u bërë kështu kampione e Evropës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme