Messi kalon dëmtimin, i kthehet strëvitjes përpara "El Clasico"

Sulmuesi Lionel Messi, i dëmtuar në gjurin e majtë që në fund të shtatorit, ka nisur të hënën stërvitjen kolektive me ekipin e FC Barcelonës, beri të ditur klubi, një lajm i shkëlqyer ky pesë ditë para sfidës klasike me Real Madridin.

Messi kalon dëmtimin, i kthehet strëvitjes përpara "El Clasico"

“Seanca stërvitore është zhvilluar në praninë e Leo Messit, i cili duket se është rikuperuar pas dëmtimit në gjurin e majtë më 26 shtator”, bëri të ditur Barça.

Klubi katalanas saktësoi se seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të së premtes në Paris.

Messi u demtua në ligemantet e gjurit të majtë në ndeshjen ndaj Las Palmas (2-1) më 26 shtator.

Rikthimi i argjentinasit me Barcelonën është një përforcim për ndeshjen “klasike” të shtunën në orën 18.15 në fushën e Real Madridit, ku katalanasit do të mbrojnë vendin e parë në kampionatin e Spanjës (27 pikë) përballë ndjekesve të tyre madrilene (24 pikë).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme