Shqipëria e gatshme për miqësoret me Kosovën dhe Gjeorgjinë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi, gjatë një konferencë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me ndeshjet miqësore.

Shqipëria e gatshme për miqësoret me Kosovën dhe Gjeorgjinë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi, gjatë një konferencë për mediat mbajtur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka dhënë disa detaje në lidhje me ndeshjet miqësore mes Shqipërisë e Kosovës dhe Shqipërisë e Gjeorgjisë.

De Biasi ka konfirmuar se për këto dy ndeshje do të marrin pjesë dhe do të angazhohen 25 lojtarë. Ai gjithashtu ka pohuar se si ekip janë gati për këto ndeshje dhe do të punojnë fort për të qenë gati për Kampionatin Evropian “Francë 2016”.

“Do të jenë dy miqësore, që ne do të luajmë në këto data të lira të FIFA-s. E para shumë e veçantë, do të jetë ndeshja kundër Kosovës, që ka brenda emocione, festë, vëllazëri. E dyta, kundër Gjeorgjisë e cila do të na shërbejë për të parë nga afër gjendjen e grupit”-theksoi ndër të tjera trajneri i ekipit shqiptar në futboll.

Gjithashtu është konfirmuar edhe lista e futbollistëve të thirrur për këto ndeshje, ku bie në sy grumbullimi për herë të parë i Frederik Veselit dhe i Rei Manaj.

Kujtojmë se ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri do të zhvillohet më 13 nëntor në Prishtinë, në orën 14:00. Gjatë nëntorit Shqipëria do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër ndaj Gjeorgjisë, konkretisht më 16 nëntor në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, në orën 20:00.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme