Katër futbollistët e dëmtuar i rikthehen Real Madridit

Real Madrid, i mberthyer nga demtimet e javeve te fundit, ka bere te ditur te marten rikthimin ne seancat stervitore te mesfushorit kolumbian, Rodriguez, sulmuesit francez, Karim Benzema, mbrojtesit portugez, Pepe dhe anesorit spanjoll, Alvaro Arbeloa.

Katër futbollistët e dëmtuar i rikthehen Real Madridit

“Ne fushen e stervitjes jane paraqitur James, Pepe, Benzema e Arbeloa. Dy te paret kane punuar individualisht me topin”, theksoi klubi nepermjet nje njoftimi zyrtar. “Nga ana tjeter, francezi ka marre pjese ne stervitje bashke me grupin, ndersa me pas me punuar me topin me mbrojtesin Arbeloa.”

Sipas gazetes madrilene Marca, Benzema, i demtuar ne kembe, pritet qe te luaje te shtunen ndaj Las Palmas per kampionat e do te jete i gatshem perballe Paris SG me 3 nentor ne stadiumin Santiago-Bernabeu per Ligen e Kampioneve, nderkohe qe ndeshja e pare ne Paris perfundoi ne barazim (0-0).

Persa i perket te demtuarve te tjere, kroati Mateo Kovacic, Gareth Bale dhe Dani Carvajal “vazhdojne fazen e rikuperimit”, sipas Real Madrid.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme