Neymar: Topi i Artë i rezervuar për Messin

Futbollisti brazilian Neymar vlerëson se këtë vit Topi i Artë është rezervuar për argjentinasin Lionel Messi, bashkëlojtarin i tij tek Barcelona.

Neymar: Topi i Artë i rezervuar për Messin

Futbollisti brazilian Neymar vlerëson se këtë vit Topi i Artë është rezervuar për argjentinasin Lionel Messi, bashkëlojtarin i tij tek Barcelona.

Messi nga shumica llogaritet si favorit i madh që për herë të pestë të fitojë Topin e Artë, çmimi për futbollistin më të mirë të vitit në botë.

"Messi është favorit pa asnjë dyshim. Këtë vit Topi i Artë është rezervuar për të, dhe lojtari më i mirë në botë mund të shpallet. Për shkak të gjithë asaj që ka bërë këtë vit, ai e meriton këtë çmim", ka thënë Neymar për mediat spanjolle.

Braziliani ka shtuar se shpreson që një ditë edhe ai do të ketë mundësi për të fituar Topin e Artë.

"Shpresoj se do të përparoj duke luajtur së bashku me Messin. Ai është më i miri në botë dhe idhulli im. Nëse mësoj shumë prej tij, ndoshta një ditë edhe unë do të jem më i miri. Sigurisht, se do të jetë mirë nëse edhe unë këtë vit do të isha ndër tre lojtarët më të mirë në botë", shtoi Neymar.

Lionel Messi ka fituar Topin e Artë katër herë radhazi nga 2009 deri në 2012. Në dy garat e fundit titullin si futbollisti më i mirë në botë e fitoi portugezi Cristiano Ronaldo.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme