Cana drejt rikuperimit, i gatshëm për ndeshjen me Serbinë

Qendermbrojtesi i kombetares shqiptare, Lorik Cana, po shkon drejt rikuperimit te plote bëjnë të ditur burime nga klubi francez Nantes.

Cana drejt rikuperimit, i gatshëm për ndeshjen me Serbinë

Ky eshte edhe nje lajm shume i mire per kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Gianni de Biasi.

Dëmtimi i kapitenit të kuqezinjve, Lorik Cana, në ndeshjen ndaj Lilës (0-1), nuk është aq i rëndë nga sa ishte menduar fillimisht. Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen 8 tetorit ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”.

Edhe pse ende klubi i Nantës dhe vetë kapiteni Cana nuk janë deklaruar zyrtarisht për të qetësuar tifozët kuqezinj, mësohet se ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar se mbrojtësi ka një lëndim në tendinën e Akilit të këmbës së majtë dhe ka nisur me terapinë intensive.

Mbrojtësi 32-vjeçar i kombëtares shqiptare nuk do të aktivizohet në ndeshjen e radhës ndaj Nicës, por do të vazhdojë rikuperimin e per te qenë i gatshëm për ndeshjen ndaj Serbisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme