"Ultra Maratona" e Rrugës historike në Turqi

150 sportistë nga Turqia dhe vende të ndryshme të botës, derdhin djersë në një terren të vështirë 250 kilometra të gjatë ndërmjet Fethiye dhe Antalyas.

"Ultra Maratona" e Rrugës historike në Turqi

Ata kaluan pyjet e u ngjitën në majat e maleve, lanë pas shkëmbinjtë e arritën në det.

Kështu filloi “Ultra Maratona” në rrugën historike të Liki-së në terrenin e vështirë 150 kilometrash.

Në maratonën që mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, marrin pjesë 150 sportistë, 34 prej të cilëve janë të huaj.

Sportistët që lanë pas natyrën e pakrahasueshme të Detit Oludeniz, gjatë maratonës që zgjat 1 javë do të kenë mundësi të shijojnë pamje të mrekullueshme dhe të pakrahasueshme.

Maratona që përbëhet nga 6 etapa do të përfundojë në 3 tetor në qytetin Antik Phaselis të Antalyas.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme