Eurobasket 2015 - Finalja të dielën Spanjë - Lituani

Lituanezët do të ndeshen të dielën në finale me Spanjën, që eliminoi të enjten Francën.

Eurobasket 2015 - Finalja të dielën Spanjë - Lituani

Lituania është kualifikuar për në finalen e Euro 2015 në basketboll për meshkuj, pasi mundi Serbinë 67 – 64, të premten në mbrëmje në Villeneuve-d’Ascq (veri).

Lituanezët do të ndeshen të dielën në finale me Spanjën, që eliminoi të enjten Francën.

Franca u mund ne gjysmëfinalen e Euro 2015 nga ekipi i Spanjës me rezultatin 80 – 75 pas kohës shtesë. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 66 – 66.

Gjysmëfinalja mes Spanjës dhe Francës u ndoq nga 26.000 spektatore, ndërsa ajo mes Lituanisë dhe Serbisë u ndoq nga 20.000 spektatore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme