Kroaci – Niko Kovac shkarkohet nga drejtimi i kombëtares

Trajneri i kombëtares kroate të futbollit, Niko Kovac, është shkarkuar të mërkurën nga Federata Kroate e Futbollit (HNS) pas humbjes së ekipit përfaqësues 0-2 përballë Norvegjisë në ndeshjen eliminatore për Euro 2016 (Grupi H).

Kroaci – Niko Kovac shkarkohet nga drejtimi i kombëtares

"Kroacia nuk mundi të marrë veçse një pikë në dy ndeshjet e fundit, çka e detyroi HNS-në të merrte këtë vendim", u shpreh Presidenti i saj, Davor Suker, i cituar nga agjencia kombëtare "Hina".

"Është shumë e rëndësishme për ne kualifikimi në Euro 2016. Shpresoj që ne të fitojmë dy ndeshjet e fundit dhe që Norvegjia të mos mundet nga Italia", deklaroi Suker.

Zëvendësi i Niko Kovacit do të caktohet më 21 shtator.

Kroacia ndodhet në vendin e 3-të në Grupin H me 14 pikë, duke u renditur pas Norvegjisë (16) dhe Italisë (18).

Niko Kovac, 43 vjeç, zëvendësoi në postin e trajnerit Igor Stimac në tetor 2013, duke e drejtuar Kroacinë në 19 ndeshje.

Ish-futbollisti i përfaqësueses kroate, lindur në Gjermani, ka luajtur 83 ndeshje me kombëtaren mes viteve 1996 e 2008, duke shënuar 15 gola.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme