Si do të kalonte një ndeshje miqësore Gjermani-Iran?

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Ali Kafaschian synon të organizojë një miqësore me kampionët e botës, me Gjermaninë, gjatë një vizite në javën e ardhshme, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Si do të kalonte një ndeshje miqësore Gjermani-Iran?

Në artikull shkruhet se Kafaschian do të takohet me homologun e tij gjerman, Wolfgang Niersbach dhe do të përpiqet të sigurojë një ndeshje miqësore ndaj ekipit kombëtar gjerman apo me një klub të njohur të Bundesligës.

Marrëveshja e fundit bërthamore dhe heqja e planifikuar e sanksioneve mund të ndihmojë Iranin të organizojë disa ndeshje të profilit të lartë, që trajneri Carlos Queiroz i sheh si një faktor i rëndësishëm në përpjekjen për t’u kualifikuar për Kupën e Botës 2018 në Rusi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme