Gjest humanitar nga Real Madrid, 1 milion euro për refugjatët

Skuadra spanjolle e futbollit, Reali i Madridit njoftoi se do të dhuronte një milion euro për të ndihmuar refugjatët, që do të vijnë në Spanjë në javët e ardhshme.

Gjest humanitar nga Real Madrid, 1 milion euro për refugjatët

“Në përputhje me angazhimin tonë për solidarizim, klubi ka vendosur që të ndihmoje burrat, gratë dhe fëmijët, të cilët kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës civile dhe vdekjes”, tha një përfaqësues i klubit në një deklaratë.

Kjo erdhi pas një premtimi të bërë nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez në një bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, i cili u shpreh se “Spanja do të marrë pjesën e saj të refugjatëve… Ne nuk do t’iu mohojmë të drejtët e azilit askujt”.

Reali është klubi I parë në Spanjë që konfirmon ndihmën për refugjatët dhe se të tjerë pritet të ndjekin shumë shpejt shembullin.

Mendohet se edhe kampionia e Evropës, Barcelona do të ndjekë shembullin e Realit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme