Dortmundi huazon Adnan Januzajn nga Manchester United

Dortmund, aktualisht kryesuese e Bundesligës, ka zyrtarizuar të hënën transferimin e mesfushorit të ri belg me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, 20 vjeç, në formën e huazimit për një vit nga Manchester United.

372753
Dortmundi huazon Adnan Januzajn nga Manchester United

"Adnan Januzaj është një lojtar shumë teknik, i cili do të kompletojë repartin tonë sulmues", u shpreh me këtë rast Michael Zorc, drejtor sportiv i Borussia Dortmundit.

Lindur në Bruksel dhe kaluar nga Anderlecht tek të rinjtë e Manchester United në vitin 2011, Januzaj ka luajtur 47 ndeshje (5 gola) në Premier League me "Djajtë e Kuqë".

"Borussia Dortmundi është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm. Unë dua të bëj gjëra të mira me këtë ekip", u shpreh lojtari i përfaqësueses belge.

Januzaj do të mbajë nurmin 9, që është liruar nga italiani Ciro Immobile, pas largimit të tij tek Sevilja këtë verë. Merkatoja e verës ka përfunduar në Gjermani në orën 18.00.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme