Sharapova për shkak të lëndimit largohet nga US Open

Maria Sharapova, aktualisht e treta në botë, për shkak të një dëmtimi në këmbë u detyrua të largohet nga turneu i fundit i sezonit të ATP-së, në US Open.

"Për fat të keq nuk mund të luajë në US Open. Edhe pse dhashë më të mirën, nuk më mjaftoi koha që të përgatitem më mirë. Në fushë do të kthehem pas disa javësh, dua të përfundojë sezonin e shëndetshme dhe e fortë", shkroi lojtarja ruse e tenisit Sharapova në faqen e saj në Facebook.

Vendi i Sharapova në US Open do të plotësohet nga bashkëkombësja e saj, Daria Kasatkina.

US Open fillon sot dhe luhet deri më 13 shtator në New York. Rikujtojmë se titullin e mban tenisti kroat, Marin Çiliç në konkurrencën e meshkujve, kurse në atë të femrave Serena Williams.

Në raundin e parë do të takohen Novak Gjokoviç kundër Joao Sousa. Rafal Nadal për kundërshtarë do të ketë talentin e ri kroat, Born Çoriç. Tenisti mi i mirë i BeH, Damir Dzumhur takohet me australianin Bernard Tomiç.

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme