Liga e Kampioneve-Juventus grup ferri me City-n

U hodh shorti i grupeve të Ligës së Kampioneve në Monako.

370654
Liga e Kampioneve-Juventus grup ferri me City-n

Në grupin A, sipas shortit do të shohim përballje midis skuadrave të PSG-së, Realit të Madridit, Shaktar Donetsk dhe Malmoe, ku sigurisht favorite në letër mbeten Madrilenët dhe Parisienët.

Grupi B, i përbërë nga skuadrat e PSV-së, Manchester United, CSKA Moskow dhe Wolfsburg, përveç Britanikëve të United që janë pretendentët dhe favoritët për të kaluar raundin, lënë disi të hapur vendin e dytë, ku janë në garë dy skuadrat e PSV-së dhe Wolfsburg.

Në grupin C, një tjetër treshe mjaft interesante midis Benfica, Atletico Madrid dhe Galatasaray e lë të hapur dhe surprizë kualifikimin e dyshes midis këtyre tre skuadrave, të cilat po surprise gjejnë në grupin e tyre edhe Astana-n e Kazakistanit, e cila debuton për herë të parë në këtë faze të futbollit evropian.

Grupi D, i përbërë nga Juventus, Manchester.City, Sevilla dhe Mönchengladbach, nuk shfaqet edhe aq favorit për Italianët e Allegrit. Nënkampionët e Uefa Champions League 2015, përveç se po vuajnë disi largimin e yjeve nga skuadra, tashmë i duhet të përballen me City-n e Sevilla-n dhe Mönchengladbach thuajse si të barabartë.

Grupi E, sjell fituesit e fundit të trofeut të Ligës së Kampioneve, pra skuadrën e Barcelonës, e cila në grupin e sajë pret Leverkusen, Roma dhe BATE Borisov, grup ky i cili përveç Barçës, mendohet se nga dyshja Leverkusen-Roma do të dali edhe emrr i skuadrës së dytë që do të kalojë raundin.

Grupi F Sjell një duel mjaft interesant dhe shumë të pritur, ku Bayern dhe Arsenal do të ndeshen midis tyre për vendin e parë. Olimpiacos dhe Dinamo Zagreb janë dy skudrat e tjera që janë pjesë e këtij grupi.

Grupi G, ku favorite sheh skuadrën e Mourijnos, pra Chelsea-n,në përbërjen e tijë, Porto, Dynamo Kyiv dhe Macabi Tel-Aviv, sheh favorite për vendin e dytë pikërisht skuadrën e Portos.

Grupi i fundit, ai H, i përbërë prej skuadrave si Zenit, Valencia,Lyon dhe Gent, duk si më i favorshëm për Spajnollët e Valencias, ku midis dyshes Zenit-Lyon, do të dale edhe emri i skuadrës së dytë e cila do të kalojë këtë fazë.
Në përfundimin e shorteut u shpall edhe lojtari më i mirë i Ligës së Kampioneve për edicionin e shkuar, trofe të cilin e fitoi Lionel Messi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme