Manchester United lë jashtë liste përsëri portierin David De Gea

Portieri spanjoll i Manchester United, David De Gea, i cili prej kohësh kërkohet nga Real Madrid, vazhdon të mos aktivizohet këtë sezon.

369875
Manchester United lë jashtë liste përsëri portierin David De Gea

Portieri spanjoll i Manchester United, David De Gea, i cili prej kohësh kërkohet nga Real Madrid, vazhdon të mos aktivizohet këtë sezon, ndërkohë që nuk është përfshirë në grupin që do të luajë të mërkurën me Bruges në play off-in kthim të Ligës së Kampioneve, bëri të ditur të martën klubi i MU.

Portieri i Red Devils që nga 2011, i ardhur nga Atletico, përsëri do të zëvendësohet në Belgjikë nga argjentinasi 28-vjeçar, Sergio Romero, pas fitores 3-1 të ndeshjes së para një jave.

Sipas mediave britanike e spanjolle, trajneri Louis van Gaal, është shprehur se De Gea nuk do të shitet.

Grupi i anglezeve prej 18 lojtaresh është nisur të martën paradite drejt Belgjikës pa portierin 24-vjeçar spanjoll.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme