Manchester United dhe Liverpool do të luajnë ndeshje bamirësie

Veteranët e gjigantëve anglez të futbollit, Manchester United dhe Liverpool do të luajnë një ndeshje humanitare më 3 shtatorë në Suedi.

Manchester United dhe Liverpool do të luajnë ndeshje bamirësie

Veteranët e gjigantëve anglez të futbollit, Manchester United dhe Liverpool do të luajnë një ndeshje humanitare më 3 shtatorë në Suedi.

Ndeshja do të luhet më 3 shtator në Friends Arena në kryeqytetin suedez Stokholm, kurse të gjitha të ardhurat e grumbulluara do ti dedikohen luftës kundër varfërisë në botë.

Trajner i ekipit të Liverpool do të jetë i famshmi Ian Rush, ndërsa shiritin e kapitenit do ta mbajë Robbie Fowler, ndërsa në anën tjetër në stolin e trajnerit do të ulet legjendari Rryan Robson, kurse kapiten i "Djajve të Kuq" do të jetë Denis Irwin.

Fondacionet e dy klubeve kanë thënë se kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për problemin e varfërisë në botë dhe se të gjitha të ardhurat do të destinohen për të ndihmuar të rinjtë në rajonet më të rrezikuara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme