Messi, Ronaldo e Suarez në finale për lojtarin më të mirë të UEF

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, bën pjesë në treshen finaliste për trofeun e lojtarit më të mirë të UEFA.

325314
Messi, Ronaldo e Suarez në finale për lojtarin më të mirë të UEF

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, bën pjesë në treshen finaliste për trofeun e lojtarit më të mirë të UEFA të sezonit 2014-15, krahas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo, sipas listës së publikuar të mërkurën nga UEFA.

Messi, lojtar kyç në fitoren e trefishtë Liga e Kampioneve, Kampionat, Kupa e Mbretit nga Barcelona, është favorit i madh për edicionin e 5-të të trofeut të lojtarit më të mirë, që do të shpallet me 27 gusht në Monaco në kuadrin e hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

Argjentinasi e ka fituar këtë trofe në vitin 2011, në edicionin e tij të parë, para se ta fitonin Andres Iniesta (2012), Franck Ribéry (2013) e Ronaldo (2014).

Mes finalistëve të tjerë ishin edhe portieri dhe kapiteni i Juventusit, finalist i Ligës së Kampioneve, Gianluigi Buffon, i katërti, Neymar (Barcelona) e Eden Hazard (Celsi).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme