Superkupa e Evropës - Barcelona triumfon, 5-4 në shtesa

Kampione në fuqi e Ligës së Kampioneve, Barcelona ka bërë të sajën edhe Superkupën e Europës. Katalanasit fituan përballë Sevilies, ekipi kampion i Ligës së Evropës, me rezultat 5-4.

323784
Superkupa e Evropës - Barcelona triumfon, 5-4 në shtesa

Faktikisht u deshën shtesat dy herë nga 15 minuta që Superkupa e Evropës të shkonte në muzeun e katalansve, pasi në kohë e rregullt prej 90 minutash rezultati ishte i barabartë 4-4.

Skuadra e Luis Enriques ishte duke fituar me rezultat 4-1 deri 20 minuta para se të përfundonte koha e rregullt, por Sevilia arriti të barazonte 9 minuta para përfundimit.

Në minutën e 115-të, Pedro shënon golin e pestë dhe të fitores për Barcelonën, duke i dhënë një tjetër trofe katalanasve.

E para në epërsi kaloi Sevilia në minutën e 3-të me Banegan, ndërsa Messi me në të 7-n dhe 16-n përmbysi rezultatin përmes dy gjuajtjeve të lira. Para përfundimit të pjesës së parë, Barcelona shënoi edhe golin e tretë me Rafinhan.

Me të filluar pjesa e dytë, Luis Suarez shënoi golin e katërt. Askush nuk e besonte se Sevilia do të mund të barazonte deri në fund të 90 minutave. Por Reyes, Gameiro dhe Konoplyanka refuzuan të dorëzoheshin, duke arritur barazimin.

Megjithatë temperamenti dhe këmbëngulja e skuadrës së Unai Emeryt nuk mjaftoi për të frenuar vrullin e Barcelonës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme