Superkupa e Evropës - Barcelona synon triumfin ndaj Sevilies

FC Barcelona, fituese e kampionatit spanjoll, Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampioneve, synon edhe Superkupën e Evropës sonte ndaj Sevilies (ora 20.45), por do të luajë pa sulmuesin Neymar, i cili do të jetë i padisponueshëm për dy javë.

Superkupa e Evropës - Barcelona synon triumfin ndaj Sevilies

Superkupa e Evropës do të jetë trofeu i katërt nga gjashtë të mundshmit në vitin 2015 për Barcelonën, nëse arrin ta fitojë.

Ne kryeqytetin Tbilis të Gjeorgjisë, Barcelona kërkon të nisë sezonin me një trofe të ri, para se të diskutojë Superkupën e Spanjës ndaj Athletic Bilbaos (14 e 17 gusht) e më pas Botërorin e Klubeve në muajin dhjetor.

Kjo do të jetë një mundësi për të arritur rekordin e gjashtë titujve në vitin 2009 nga ekipi katalan, që atëherë drejtohej nga trajneri Pep Guardiola.

“Tre trofetë e para i takojnë të kaluarës së shkëlqyer. Por tashmë ne na intereson të marrim gjashtë trofetë e mundshëm”, ka theksuar trajneri Luis Enrique.

Pa “Ney”, treshja fantastike “MSN” e Barcelonës do të reduktohet në dy, e përbërë nga argjentinasi Lionel Messi dhe uruguaiani Luis Suarez. Spanjolli Pedro do të kompletojë repartin sulmues.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme