Merr fund anëtarësimi i Blatter në IOC

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, nuk do të jetë më anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ku ai ishte teseruar në vitin 1999.

Merr fund anëtarësimi i Blatter në IOC

Ai do të largohet nga detyra e Presidentit të FIFA-s me zgjedhjet, që do të zhvillohen në 26 shkurt 2016, duke i dhënë fund anëtarësimit, që vazhdonte prej 16 vjetësh.

Në ditën e fundit të Asamblesë 128. të Përgjithshme të IOC-së, që u zhvillua sot në Kuala-Lumpur, u prezantuan zyrtarisht kandidatët e rinj, përkatësisht Kryetari i Komitetit Olimpik të Senegalit, Diagna Ndiaye dhe Kryetari i Federatës Botërore të Mundjes, Nenad Laloviç.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, në një deklaratë në lidhje me këtë çështje, tha se nuk parashikohet zgjatja e detyrës së Sepp Blatter.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme