FSHF: Shqipëri-Serbi do të luhet në "Elbasan Arena"

"Elbasan Arena" do të jetë stadiumi, ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi dhe jo stadiumi i rindërtuar "Loro Boriçi" i Shkodrës.

FSHF: Shqipëri-Serbi do të luhet në "Elbasan Arena"

Kështu njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), duke saktësuar se ky vendim është marrë nga UEFA, që ka dashur që takimi të mos zhvillohet në një stadium të pa testuar më parë.

Shqipëria dhe Serbia do të përballen më 8 tetor në ndeshjen e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Kampionatit Evropian Francë 2016.

Me 3 piket e marra nga CAS-i, Shqipëria aktualisht mban vendin e dytë në grup, me 10 pikë, po aq sa dhe Danimarka, me të cilën do të ndeshet në shtator, ndërkohë që Serbia ndodhet në kuotën e minus 2 pikëve, pa asnjë shpresë për kualifikim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme