Liga e Kampioneve - Skënderbeu fiton 0-2 ndaj ekipi moldav

Skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës, fitoi 0-2 në transfertë në Moldavi, ndaj skuadrës së Milsamit. Kjo fitore është një hap i madh dhe i sigurt drejt kualifikimit për në fazën "play-off".

Liga e Kampioneve - Skënderbeu fiton 0-2 ndaj ekipi moldav

Ishte sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi, ai që shënoi dy herë për korçarët. Salihi shënoi fillimisht në minutën e 50-të, pas një asisti të marrë nga Latifi dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 70-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Skuadra e Skënderbeut pati edhe disa raste të tjera të pastra për të shënuar, por nxitimi i futbollistëve dhe fati ia mohuan këtë.

Kjo fitore është një hap i madh dhe i sigurt drejt kualifikimit për në fazën "play-off" të Ligës së Kampioneve, gjë që do të siguronte edhe pjesëmarrjen për herë të parë të një skuadre shqiptare në fazën e grupeve në Ligën e Evropës, pavarësisht rezultatit në "play off".

Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në "Elbasan Arena".

Milsami – Skënderbeu 0-2

Shënues: Salihi 49’, 73’ (penallti)

Milsami: Mitu, Rhaili, Erhan, Schedrack, Rassulov, Bolohan (Banoviç 75’), Zarichnyuk (Antoniuc 51’), Patras (Suvorov 57’), Androniç, Belak, Bud

Trajner: I. Osipenco.

Të gatshëm: Bantiş, Racu, Dulghier, Banoviç, Suvorov, Birdan, Antoniuc

Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Vangjeli, Radas, Nimaga, Latifi (Progni 86’), Esquerdinha, Lilaj, Shkëmbi, Salihi (Abilaliaj 92’), Berisha (Ademir 93’).

Trajner: M. Josa.

Të gatshëm: Llapanji, Ademir, Dema, Progni, Abazi, Hristov, Abilaliaj

Kartonë të verdhë: Rhaili 68’, Schedrack 72’, Bud 77’

Gjyqtarë: Huseyin Goçek, Mustafa Eyisoy, Orkun Aktas (Turqi)


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme