Liga e Evropës - Kukësi në Mal të Zi për kualifikim

Ekipi shqiptar i Kukësit do të përballet mbrëmjen e sotme me skuadrën malazeze Mladost Podgorica.

Liga e Evropës - Kukësi në Mal të Zi për kualifikim

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në “Qemal Stafa”, nënkampionët e Shqipërisë zhgënjyen. Ata u mundën me rezultatin 1-0 dhe tashmë duhet të bëjnë maksimumin për të përmbysur këtë rezultat dhe për të qenë skuadra shqiptare ajo, që do të kualifikohet për në turin e tretë të Ligës së Evropës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Troizi këto ditë është stërvitur në kryeqytet, teksa mëngjesin e djeshëm u nis për në Mal të zi, Podgoricë. Ekipi u bashkua në Sheshin “Nënë Tereza”, nga ku nisi rrugën europiane për të siguruar biletën e turit të tretë në Ligës e Evropës. Rreth orës 10.00 të ditës së mërkurë, lojtarët, trajneri Troisi dhe stafi drejtues u ngjitën në autobusin e klubit për të përshkuar rreth 160 km deri në kryeqytetin e Malit të Zi.

Më tej, mbrëmjen e djeshme zhvilloi dhe një seancë stërvitore në stadiumin “Gradski”, ku luan ndeshjet e shtëpisë edhe kombëtarja malazeze. Skuadra është e plotë dhe tekniku Troisi duhet vetëm të zgjedhë më të mirët për të ndryshuar fatin e kualifikimit. Klubi verilindor shqiptar i Kukësit nuk dëshiron që ta ndalë rrugëtimin evropian në pjesën më të bukur. Që Kukësi në Evropë të qëndrojë sa më gjatë, duhet të zhvillojë një ndeshje të përkryer mbrëmjen e sotme në sfidën, që mund të konsiderohet edhe si derbi i Ballkanit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme