Skënderbeu-Crusaders, sot raundi dytë për Ligën e Kampioneve

Skuadra kampione e Shqipërisë sot në mbrëmje do të zhvillojë betejën e kthimit me skuadrën Crusaders, në kuadër të turit të dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Skënderbeu-Crusaders, sot raundi dytë për Ligën e Kampioneve

Në orën 19:45 në stadiumin “Seaview”, Skënderbeu do të zbresë në fushë për të mbrojtur avantazhin e arritur në Korçë, ku "ujqërit e dëborë"s fituan 4-1 ndaj kampionëve të Irlandës së Veriut.

Skënderbeu, në rast se gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, në truin e tretë eliminator do të ndeshet me fituesen e dyshes Milsami-Ludogorets, këta të fundit janë ndeshur më herët më Tiranën.

Sa i takon formacionit, dëmtimi i qendërmbrojtësit Tefik Osmani vë në dyshim forcën mbrojtëse të "ujqërve të dëborës" dhe detyron teknikun e Skënderbeut, Mirel Josa, që në sfidën e kthimit ndaj Crusaders të ndërmarrë disa ndryshime në skemat mbrojtëse. Kështu, mungesa e Osmanit do të detyrojë trajnerin Mirel Josa të spostojë në qendër të mbrojtjes Renato Arapin, që do të luajë përkrah Marko Radas. Në të majtë pritet të aktivizohet Leonit Abazi, që do të zëvendëojë Arapin e zhvendosur në qendër. Në të djathtë do të jetë Kristi Vangjeli, që duket se kaloi atë dëmtim të pësuar në sfidën e parë. Ndërkohë në mesfushë pritet të rikthehet Sabien Lilaj, që do t'i japë më shumë fantazi lojës së kampionëve të Shqipërisë.

Në mesfushën me 3 lojtarë, në qendër pritet të jetë kapiteni Bledi Shkëmbi, ndërsa në të majtë Bakary Nimaga dhe në të djathtë pikërisht Lilaj. Në sulm Hamdi Salihi duket të ketë vendin e sigurt, i mbështetur në krahë nga Gerhard Progni dhe Bernard Berisha. Nuk duhet të harrohet dhe Liridon Latifi, i cili në minutat e aktivizimit në sfidën e parë mund të bëjë që trajneri Josa të ndërrojë mendje dhe të aktivizojë nga minuta e parë mesfushorin nga Prishtina. Nga ajo që shihet është e qartë që numri një i stolit të kampionëve i rikthehet rreshtimit, por edhe emrave të skuadrës, që u shpall kampion, me përjashtimin e vetëm në sulm, ku Salihi pritet të jetë titullar. Korçarët ndryshe nga tri skuadrat e tjera Shqiptare, që luajnë në Evropë, nisi aventurën në turin e dytë të Ligës së Kampioneve për shkak të pikëve të grumbulluara në rang klubesh. Kukësi, Partizani dhe Laçi nisi Ligën e Evropës në turin e parë dhe të kuqtë, së bashku me kurbinasit, u eliminuan, teksa Kukësi është ende në garë, edhe pse takimin e parë me skuadrën malazeze të Podgoricës e humbi me rezultatin 1-0 në “Qemal Stafa”, duke vënë në dyshim kualifikimin për në turin tjetër. Ndeshja e kuksianëve do të luhet të enjten në mbrëmje në orën 20.45.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme