Sulm i peshkaqenit gjatë transmetimit të drejtpërdrejt

Surfisti australian, Mick Fanning ishte pre e një sulmi të peshkaqenit gjatë një evenimenti sportiv të organizuar në Afrikën Jugore.

Sulm i peshkaqenit gjatë transmetimit të drejtpërdrejt

Surfisti australian, Mick Fanning ishte pre e një sulmi të peshkaqenit gjatë një evenimenti sportiv të organizuar në Afrikën Jugore.

Sportisti australian 34-vjeçar, pas përleshjes për disa minuta me peshkaqenin, i cili e sulmoi nga mbrapa, arriti të ngjitet në barkën e ekipit të shpëtimit.

Në një deklaratë që zë vend në faqen e internetit të Ligës Botërore të Surfit, Fanning, i cili nga ky rast shpëtoi pa lëndime, tha se nga peshkaqeni shpëtoi pas disa goditjeve.

Nga ana e Ligës Botërore të Surfit u tha se ky është sulmi i parë i peshkaqenit që ndodh gjatë garave.

Ndërkaq pas kësaj ngjarjeje Fanning dhe finalisti tjetër Julian Wilsonfrom refuzuan të kthehen në ujë.

Pas kësaj zyrtarët e Ligës Botërore të Surfit vendosën të ndërprenë garën dhe që pikët dhe çmimi të ndahet mes dy sportistëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme