Finalja FIFA 2015 në ekranin e TRT-së

Finalen e botërorit FIFA 2015 për femra që luhet sonte në orën 01.00 në Vankuver të Kanadasë mund ta ndiqni në formatin HD përmes ekranit të kanalit TRT Spor.

Finalja FIFA 2015 në ekranin e TRT-së

Botërori FIFA 2015 për femrat që vazhdon në Kanada që prej 6 qershori përfundon sonte me ndeshjen SHBA-Japoni, që do të luhet në orën 01.00. Ndeshja do të transmetohet direkt nga kanali TRT SPOR.

Në takimin e djeshëm për vendin e tretë, Anglia fitoi medaljen e bronzit me fitoren 1-0 që arriti të marrë nga përballja me Gjermaninë. Në qoftë se SHBA-ja do të jetë fituesja e finales që do të luhet sonte në Vankuver, atëherë kjo do të jetë hera e tretë që ekipi do të marrë titullin kampion që nga viti 1991 e këtej kur ka nisur të mbahet një organizim i tillë dhe do të jetë ekipi më i suksesshëm i femrave në historinë amerikane. Ndërsa në qoftë se fitorja do të jetë e japonezeve, atëherë në klubin e ekipeve që deri tani kanë marrë nga dy herë medalje ari (SHBA-ja me Gjermaninë), do të hyjë edhe ekipi kombëtar i Japonisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme