Tenis femra -Wimbledon: Ivanovic eliminohet në turin e dytë

Ky është viti i trete rresht që tenistja serbe, ish-Numri 1 botëror, pëson humbje në Londër para 1/8 të finaleve.

Tenis femra -Wimbledon: Ivanovic eliminohet në turin e dytë

Numri 7 botëror, Ana Ivanovic, gjysmëfinaliste në Roland-Garros në qershor, nuk ka ecur mirë në Wimbledon, ku është eliminuar në turin e dytë të mërkurën pas humbjes që pësoi nga amerikania Bethanie Mattek-Sands, e 158-ta botërore, me dy sete (6-3, 6-4).

Ky është viti i trete rresht që tenistja serbe, ish-Numri 1 botëror, pëson humbje në Londër para 1/8 të finaleve.

Ivanovic, 27 vjeç, eshte e treta teniste e Top 10 qe peson humbje ne Wimbledon pas rumunes Simona Halep (N.3) dhe spanjolles Carla Suarez-Navarro (N.9).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme