FIFA pezullon procesin në lidhje me Botërorin 2026

E përfshirë nga akuzat për korrupsion dhe proceset gjyqesore, FIFA ka pezulluar të mërkurën procesin lidhur me Botërorin 2026.

FIFA pezullon procesin në lidhje me Botërorin 2026

Ky vendim është marrë një javë pas dorëheqjes së Presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter.

“Ai vendosi që të pezullojë procesin administrativ lidhur me kandidaturën për Botërorin 2026, për arsye të situates aktuale”, bëri të ditur FIFA në një njoftim zyrtar, duke saktësuar se vendimi do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv, që do të mbahet në korrik.

Do të jetë Komiteti Ekzekutiv që do të fiksojë edhe datën e Kongresit Zgjedhor, i parashikuar mes dhjetorit 2015 dhe marsit 2016, që do të mbahet për zgjedhjen e pasuesit të drejtuesit zviceran Joseph Blatter.


 

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme