Azerbajxhani do të shpërblejë sportistët e suksesshëm

Azerbajxhani që mirëpret Lojërat Evropiane "Baku 2015" është pretendent edhe për fitoren e medaljeve.

Azerbajxhani do të shpërblejë sportistët e suksesshëm

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, miratoi vendimin që atletët që fitojnë vendet e para të shpërblehen me rreth 100 mijë dollarë, ndërsa edhe trajnerët e tyre do të shpërblehen financiarisht.

Në Lojërat Europiane do të marrin pjesë më shumë se gjashtë mijë atletë nga 49 vende të cilët do të konkurrojnë në 20 kategori. Është ndërtuar e gjithë infrastruktura e nevojshme, stadiumet janë modernizuar, kështu që Baku është i gatshëm për të mirëpritur atletët në këtë garë prestigjioze. Hapja solemne e lojërave do të mbahet më 12 qershor, ndërsa ceremonia e hapjes do të udhëhiqet nga skenaristi grek, Dimitris Papaioannou i cili ka punuar edhe në skenografinë gjatë Olimpiadës së Verës 2004 në Athinë. Ceremonia e mbylljes do të mbahet më 28 qershor në stadiumin Kombëtar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme