Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Azerbajxhan - Çdo gjë gati për fillimin e Lojërave Evropiane

Në kryeqytetin Baku, Evropa do të përjetojë frymën e miqësisë dhe vëllazërisë së sportit, ndërkohë që bota të ketë shansit të njihet edhe me Azerbajxhanin e ri dhe modern.

Azerbajxhan - Çdo gjë gati për fillimin e Lojërave Evropiane

Shumë pak kohë ka mbetur nga fillimi i Lojërave të para Evropiane, Baku 2015.

Kurse Azerbajxhani, mikpritësi i këtij organizimi të madh, po pret me padurimin startin e lojërave olimpike.

Punimet përgatitore kanë dy vite që vazhdojnë dhe është llogaritur çdo gjë, deri në detajin më të vogël.

Për lojërat olimpike janë ndërtuar 6 komplekse të reja sportive. Janë rinovuar në formën më moderne 12 komplekse sportive ekzistuese.

Janë ndërtuar 1 mijë e 42 objekte, ku do të qëndrojnë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Evropiane.

I gjithë vendi është mobilizuar për këtë eveniment gjigand, i cili do ti prezantojnë botës edhe Azerbajxhanin e ri.

Një rëndësi e madhe për këtë organizim të rëndësishëm, me anë të të cilit bota do të njihet me Azerbajxhanin e ri dhe modern, i është kushtuar edhe aktiviteteve promovuese brenda dhe jashtë vendit.

Reklamat për Lojërat Evropiane janë transmetuar në kanalet televizive dhe median e shkruar të shumë vendeve të botës.

Këtë organizim gjigand, botës do t’ia përcjellë si të thuash një ushtri e madhe me gazetarë.

Lojërat do të ndiqen nga miliona shikues në 50 shtete që kanë marrë të drejtën e transmetimit të tyre.

Në Lojërat e para Evropiane për sportistët do të jepen medalje në 20 disiplina, nga të cilat 16 janë olimpike.

Në Lojërat Evropiane, ku do të marrin pjesë mbi 6 mijë sportistë nga 49 vende, do të zhvillohen 253 gara të ndryshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme