Azerbajxhan – Logoja e Lojërave Evropiane hyn në "Guinness"

Logoja e Lojërave të para Evropiane e krijuar përmes një festivali pamor nga 6 mijë të rinj në qytetin Gence të Azerbajxhanit ka hyrë në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Azerbajxhan – Logoja e Lojërave Evropiane hyn në "Guinness"

6 mijë të rinj aferë fituan të drejtën të hyjnë në librin e rekordeve “Guinness” me festivalin e mrekullueshëm pamor që realizuan në qytetin Gence.

Azerbajxhani vazhdon përgatitjet për Lojërat e Para Evropiane.

Në prag të këtyre lojërave vazhdojnë të mbahen aktivitete të ndryshme.

6 mijë të rinj fituan të drejtën të hyjnë në librin e rekordeve “Guinness” me festivalin e mrekullueshëm pamor që realizuan në qytetin Gence.

Pothuajse edhe 2 javë kanë mbetur nga fillimi i Lojërave Evropiane, Baku-2015.

Në prag të këtij organizimi të madh në vend vazhdojnë të mbahen aktivitete të ndryshme.

Në qytetin Gence u realizua një festival i mrekullueshëm pamor.

6 mijë të rinj, të cilët përfaqësonin më shumë se 6 mijë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Evropiane, u mblodhën në Gence dhe krijuan logon e këtyre lojërave olimpike.

Për realizimin e logos u deshën orë të tëra dhe më në fund ky festival i pashoq pamor arriti të hyjë në librin e rekordeve “Guinness”.

Lojërat e para Evropiane do të organizohen në Baku ndërmjet datave 12-28 qershor me pjesëmarrjen e më shumë se 6 mijë sportistëve nga 50 vende të botës, të cilët do të luftojnë për të marrë medalje në 20 disiplina sportive.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme