Platini: Blatter nuk do të ishte i përshtatshëm për FIFA

"Blatter mban pushtetin me çdo kusht dhe ka frikë nga mungesa e FIFA-s në jetën e tijë", tha Platini

Platini: Blatter nuk do të ishte i përshtatshëm për FIFA

Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) do ti mungojë kredibiliteti për deri sa ajo të drejtohet nga Joseph Sepp Blatter, deklaroi Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini.

"Blatter mban pushtetin me çdo kusht dhe ka frikë nga mungesa e FIFA-s në jetën e tij", tha Platini, në një intervistë për gazetën sportive franceze "L'Equipe".

Presidenti i UEFA-s, thotë se i pëlqen personaliteti i Blatter-it dhe se ka respekt për të, por komentet e tij në prag të zgjedhjeve për presidentin e ri të FIFA-s tregon për një hendek të madh midis aleatëve të vjetër.

Platini beson se 79-vjeçari Blatter "thjesht ka frikë për të ardhmen". Udhëheqësi i UEFA-s thotë se Blatter nuk ka plane të mëdha për mandatin e tij të pestë në kohë zgjatje prej katër vitesh dhe se "nuk është kredibil", që pretendon për ta përfunduar misionin e papërfunduar.

Platini mbështet kundërshtarin e Blatter-it, Princin jordanez Ali bin el-Husein.

"Ali do të ishte president i shkëlqyer i FIFA-s. Ai ka gjithçka që i nevojitet për këtë pozicion", shtoi Platini.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme