Çiklistët e "Pedalinac" u japin pedaleve në Turqi

Grupi me famë botërore i çiklistëve "Pedalinac" në kuadër të projektit që ka ndërmarrë për të kontribuar në promovimin e Lojërave Evropiane-2015 që do të zhvillohen në Baku të Azerbajxhanit vazhdon rrugëtimin nëpër Turqi.

Çiklistët e "Pedalinac" u japin pedaleve në Turqi

Grupi me famë botërore me vazhdon tu japë pedaleve për Azerbajxhanin.

Çiklistët, përfaqësuesit e paqes dhe tolerancës, erdhën në Stamboll...
Grupi me famë botërore i çiklistëve "Pedalinac" vazhdon tu japë pedaleve për Azerbajxhanin.

Grupi është nisur nga Zagrebi dhe kontribuon për Lojërat Evropiane që do të mbahen në qershor në Baku.

Rrugën ata e morën me biçikletë nga Ballkani dhe përparojnë drejt Azerbajxhanit.

Grupi i çiklistëve "Pedalinac" përbëhet nga 6 kroatë dhe 1 danez. Grupi pa përfunduar pjesën më të madhe të rrugëtimit që do të zgjasë gjithsej 35 ditë.

Këtë nismë grupi e ka ndërmarrë për të promovuar Lojërat Evropiane2015 dhe pasi kaloi në Kroaci, Malin e Zi, Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari mbërriti në Turqi.

Në mesin e atyre që kishin dalë për të pritur çiklistët ishte edhe Konsulli i Azerbajxhanit në Stamboll Kenan Murtozov.

Stacioni i radhës i grupit pas Turqisë do të jetë Gjeorgjia.

“Pedalinac” është themeluar në vitin 2007 dhe që nga Lojërat Olimpike të Pekinit e këtej vazhdon të japë mesazhe paqeje dhe tolerance në të katër anët e botës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme